Skip to Content

FUGIM MË I SHPEJTË, MË I PASTËR DHE MË INTELIGJENT ME FUGË MASËN CE 60 – E GATSHME PËR PËRDORIM

Ceresit mood video full version 16x9 prev AL

You need to accept cookies to play this video

NJIHUNI ME MASËN E FUGIMIT TË GJENERATËS SË RE!

Ceresit prezanton fugë masën inovative  CE 60 – e gatshme për përdorim. Falë kombinimit unik të disperzionit polimer, CE 60 vendos një standard të ri në fugim. Nuk është e nevojshme të shtohet ujë dhe nuk ka kohë përgatitjeje – produkti është gati për përdorim direkt nga kova. Përzierja e lehtë, pastrimi i thjeshtë dhe përfundimi cilësor, së bashku me kohë më të shkurtër pritjeje, e bëjnë fugimin deri në 3 herë më të shpejtë krahasuar me masat e fugave me bazë çimentoje. Me Ceresit CE 60 arrini gjithmonë rezultate afatgjata dhe cilësi të lartë. Është zgjedhja ideale për të gjitha punimet e brendshme me pllaka, e përshtatshme për të gjitha llojet e pllakave dhe gur natyror.

SI PËRDORET?

CE 60 nuk është vetëm një fugë masë inovative – është një teknologji krejtësisht e re që ndryshon të gjithë procesin e punës me fugat. Ju ndihmon të përshpejtoni ndjeshëm punën, me aplikim pa pluhur dhe pastrim të shpejtë. CE 60 është zgjidhja ideale për përfundimin më të shpejtë të projektit tuaj të shtrimit të pllakave!

CE60_HowToThumbnail

You need to accept cookies to play this video

CE 60 është një masë fugimi e gatshme dhe me cilësi të lartë e destinuar për fuga me gjerësi deri në 6 mm. Falë formulës njëkomponente me bazë polimeri, aplikimi i saj është jashtëzakonisht i thjeshtë. Gjatë aplikimit të masës së fugimit, është e rëndësishme që fugat të pastrohen dhe të formësohen menjëherë pas aplikimit. Sipërfaqja maksimale që përpunohet në një hap është 2 m², dhe më pas duhet të pastrohet menjëherë, më së voni brenda 10 minutave pas aplikimit.

1.Hapeni kovën.

2. Me ndihmën e një shpatulle të vogël metalike ose plastike, përziejeni përmbajtjen e paketimit derisa të arrihet një konsistencë e njëtrajtshme.

3. Maksimumi 2 m² fugë duhet të fugohen njëkohësisht. Aplikoni një sasi të vogël të masës së fugimit në nyje duke përdorur një mistri gome. Menjëherë hiqni të gjithë tepricën e masës.

4. Pastrojeni sipërfaqen brenda 10 minutave pas aplikimit me ujë të ngrohtë. Fillimisht shpëlajeni me kujdes të gjithë sipërfaqen me një sfungjer të lagësht, pastaj hiqni mbetjet e masës nga sipërfaqja e pllakave. Përdorni sa më pak ujë për të shmangur dëmtimin e sipërfaqes. Shmangni presionin e fortë mbi fugat. Fugoni një sipërfaqe më të vogël (maks. 2 m²), formësojeni, pastrojeni dhe vazhdoni në sipërfaqen tjetër duke përsëritur të njëjtën procedurë.

5. Nëse mbeten gjurmë të masës së fugimit mbi pllaka, pastrojeni sipërfaqen me ujë të ngrohtë. Ky hap duhet të kryhet të paktën 24 orë pas aplikimit.

6. Mbylleni kovën – masa e mbetur për fugim mund të ripërdoret.

GATI PËR ÇDO SFIDË NË VENDOSJEN E PLLAKAVE

CE 60 funksionon në mënyrë perfekte me një gamë të gjerë pllakash – nga mozaiku deri te formatet e mëdha. Elasticiteti i saj i lartë mundëson përdorimin në sipërfaqe horizontale dhe vertikale në të gjitha hapësirat e brendshme, qoftë banjo apo kuzhina. Qeramikë, gres, porcelan, gur, mozaik apo guri natyror – CE 60 është një zgjedhje e shkëlqyer për pothuajse çdo material.

CE 60 MASA FUGIMI GATI PËR PËRDORIM

CE 60 ofron performancë të lartë me teknologjinë Fast&Easy, duke mundësuar fugim më të zgjuar, më të pastër dhe më të shpejtë.

DERI NË 3 HERË FUGIM MË I SHPEJT

Përzierje dhe pastrim më i shpejtë, kohë më e shkurtër pritjeje dhe formësim më i lehtë i fugave.

GATI PËR PËRDORIM DHE RIPËRDORIM

Pas aplikimit, mbylleni kovën dhe fugë masën e mbetur mund ta përdorni më vonë.

KORRIGJIM SHUMË I LEHTË I GABIMEVE

Riparimet nuk do të jenë të dukshme, sepse masa e fugimit CE 60 ka gjithmonë të njëjtën nuancë ngjyre, gjë që mundëson korrigjime të padukshme

You need to accept cookies to play this video

Ceresit CE 60 ka një strukturë molekulare të dendur me veti hidrofobike, e cila parandalon që papastërtia dhe njollat të mbeten në fuga. Kjo e bën atë një zgjedhje të përsosur për hapësira si banjat, kuzhinat apo korridoret.

Falë formulës inovative të CE 60, e cila nuk kërkon përzierje me ujë, mund të jeni të sigurt se ngjyra e aplikuar në fuga do të përmbushë plotësisht pritjet tuaja. Harrojini nuancat e pabarabarta dhe efloreshencën. Ceresit CE 60 siguron ngjyra 100% të qëndrueshme dhe afatgjata, për shumë vite.

ColorStabilityThumbnail_AL

You need to accept cookies to play this video

HighAbrasionThumbnail_AL

You need to accept cookies to play this video

Qëndrueshmëria e përmirësuar e polimerit poliuretan, e kombinuar me strukturën e fortë të rërës kuarcore, i siguron Ceresit CE 60 rezistencë të jashtëzakonshme ndaj konsumimit. Mbrojtja e shkëlqyer ndaj ndikimeve mekanike garanton një jetëgjatësi të madhe të produktit.

Ceresit CE 60 është gjithmonë i fokusuar te qëndrueshmëria. CE 60 fugë masa, e gatshme për përdorim, kontribuon ndjeshëm në uljen e konsumit të ujit. Ambalazhi i produktit CE 60 përmban 55% materiale të ricikluara. CE 60 prodhohet në një fabrikë të Henkel-it që përdor 100% energji elektrike nga burime të rinovueshme.

CE60 mood video sustainable formula prev AL

You need to accept cookies to play this video

PALETA E NUJËS

CE 60 paleta e ngjyrave përfshin 14 nuanca moderne të së bardhës, grisë dhe bezhës, të përzgjedhura me kujdes në përputhje me trendet më të fundit në dizajnin e interierit. Të gjitha fugat CE 60 janë të përputhura në mënyrë perfekte me silikonët Ceresit CS 25.

CS 25 SILIKON SANITAR

Ceresit CS 25 plotëson Ceresit CE 60 duke siguruar një silikon fleksibël dhe afatgjatë për nyje dhe skaje

3X PROTECT

Formula Trio-Protection siguron mbrojtje kundër lagështirës, ​​mykut dhe njollave.

ELASTICITET I LARTË

Parandalon plasaritjet në nyje.

REZISTENT NDAJ UJIT

Ideal për mbyllje në zona me lagështi si banja dhe kuzhina.

KËSHILLA PËR APLIKIM

CE 60 nuk është vetëm një produkt i ri, por një teknologji e re pune. Aplikohet me mistrí gome me lëvizje të shkurtra, me shpërndarje minimale  mbi pllaka.

Përdorni një sasi të vogël të masës dhe përqendrohuni në mbushjen e fugave, duke lënë sa më pak material në sipërfaqen e pllakave.

Pastrimin fillojeni MENJËHERË, dhe më së voni brenda 10 minutave pas aplikimit, për të parandaluar mbetjen e fugës në pllaka.

Asnjëherë mos shtoni ujë në masënCE 60 . Përziejeni mirë manualisht para përdorimit.

Punoni në zona më të vogla (maks. 2 m²): aplikoni, formësoni, pastroni (brenda 10 minutave), pastaj kaloni në sipërfaqen tjetër.

Mos e lagni sfungjerin shumë – uji i tepërt mund të dëmtojë produktin.

Formësimi është më i lehtë me ujë të ngrohtë, ndërsa uji i ftohtë ngadalëson ngurtësimin.

Për pastrimin përfundimtar përdorni ujë të pastër (të freskët) për të arritur një sipërfaqe pa gjurmë.

Nëse pas 1 ore shfaqen mbetje në pllaka, lagini ato me ujë të ngrohtë (jo të valuar), prisni disa minuta dhe pastrojini sërish.

Shikoni videon në të cilën janë shpjeguar në detaje të gjitha hapat e punës me masën e fugimit CE 60 – sa më mirë ta njihni produktin, aq më cilësor do të jetë edhe rezultati.

Zbuloni më shumë

  • ${/content/heliux/adhesive/ceresit/al/sq/produktet/pllaka/fuge-mase/fuge-mase-speciale-dhe-disperzive/produktet#/ceresit-ce-60/SAP_0201SHC016K6/searchResult.productFields.MainImageAltText}
    CERESIT CE 60
    Masë për fugim njëkomponente, e gatshme për përdorim për fuga me gjerësi 1-6 mm