110 VJET SIGURI, BESUESHMËRI DHE EKSELENCË NË NDËRTIM

Ceresit është një kompani me më shumë se 110 vjet traditë. Historia jonë tregon një zhvillim të vazhdueshëm të teknologjive të reja dhe inovative që rezultojnë në produkte dhe sisteme me cilësi të lartë për industrinë e ndërtimit.

Duke qenë një nga markat kryesore të Henkel Bautechnik, Ceresit ka kohë që shoqërohet me cilësi të jashtëzakonshme dhe mbrojtje të besueshme afatgjatë. Miliona artizanë, arkitektë, kompani ndërtimi si dhe klientë privatë dhe institucionalë në fushën e ndërtimit, kanë besuar për shumë dekada në performancën e lartë dhe fuqinë inovative të Ceresit. Si rrjedhojë, ata kanë ardhur të mbështeten në zgjidhje që plotësojnë nevojat e sotme dhe të nesërme, që përshpejtojnë përparimin e ndërtimit në vend, që kursejnë kohë dhe ulin kostot.

Klientët tanë mbështeten në produktet tona të specializuara si për zbatimin e projekteve të medha të ndertimit sikurse për rinovimin e një banjoje të vogël, optimizimin e performancës energjitike të një ndërtese ose instalimin e hidroizolimit të nivelit të ulët.