CT 175 Grafiato Silikon SIlikati me gërvishtje, kokrriza 2.0 mm

Karakteristikat dhe Përfitimet

Grafiato dekorative e hollë për aplikime brenda dhe jashtë

Vetitë

  • I përshkueshëm nga avulli
  • Thithje e ulët
  • Rezistent ndaj dëmtimit
  • Rezistent i lartë ndaj motit
  • Formula BioProtect - rezistente ndaj kërpudhave, algave dhe mykut
  • Ngjyra të qëndrueshme
  • Në dispozicion në paletë të plotë të Ceresit Colours of Nature®

Lexo më shumë

Ceresit CT 175 është nje kombinim midis grafiato silikate dhe silikoni. Është i përshkueshëm nga avulli, nuk përthith dhe është rezistent ndaj papastërtive. CT 175 përdoret për të bërë grafiato e hollë mbi sipërfaqet e betonit, grafiato tradicionale, baza gipsi, karton gipsi, etj. Rekomandojmë aplikimin e grafiatos CT 175 si fasadë brenda Ceresit Ceretherm ETICS (Sisteme të përbëra të termoizolimit të jashtëm) me aplikimin e bordeve EPS (Panele poliesterine të shpërhapura).Në rast se ka ngjyra të errëta të forta, aplikimi i materialit duhet të kufizohet në zona të vogla, p.sh. detaje arkitekturore. Suva CT 175 është e mbrojtur nga, kërpudhat, myku dhe algat.

Hap pas Hapi

E gjithë përmbajtja duhet të përzihet. Nëse shfaqet nevoja, është e mundur të rregulloni trashësinë e produktit që t'i përshtatet kushteve te aplikimit duke shtuar një sasi të vogël të ujit të pastër dhe përsëri duke e përzier. Të mos përdoren kontenierë apo vegla të ndryshkura. CT 175 duhet të aplikohet në mënyrë uniforme sipas trashësinë e kokrrizës së zgjedhur duke përdorur aplikues çeliku të mbajtur në një kënd. Pas kësaj, duhet të punohet me pllakë plastike të lëvizshme me lëvizje rrotulluese për të marrë një sipërfaqe homogjene.

Mos spërkatni me ujë!

Puna duhet të bëhet në një pa pushime, duke mbajtur të njëjtën trashësi të produktit. Nëse ka nevojë për të ndaluar punën, shiriti vetë-ngjitës duhet të aplikohet përgjatë sipërfaqes së përfunduar. Pastaj duhet të hiqet shiriti i cili heq një pjesë të materialit dhe bën të mundur rifillimin e punës. Pas një pushimi, aplikimi duhet të vazhdohet nga vendi shiritit (grafiato e aplikuar më parë mund të mbrohet me shirit vetë-ngjitës).