Bojak fleksibël «Aquastatic» CE40

Karakteristikat dhe Përfitimet

Bojak rezistent ndaj ujit për lidhje deri në 8 mm. Ideal për pllaka porcelani.

Vetitë

  • Teknologjia "Silica Active" për rezultate afatgjata:
  • Ngjyra të qëndrueshme dhe uniforme
  • Rezistencën e lartë ndaj çarjeve 
  • Gërvishtjeve për pllaka procelani
  • Efekt "Akuastatik" dhe "mbrojtje Trio", rezistente ndaj ujit, mykut dhe papastërtive
  • Për pllaka porcelani, qeramike, qelqi, gurë natyralë dhe mermer
  • Për përdorim të brenda dhe të jashtë, në ballkone dhe veranda
  • Për përdorim në ngrohjen nën dysheme

Lexo më shumë

Ideale për porcelaine, si dhe lloje të tjera të qeramikës, qelqit, mozaikut, pllakave prej guri natyror dhe mermer (jo i ndjeshëm ndaj zbardhjes). Rezistenca ndaj gërvishtjeve, çarjeve e bën shumë të qëndrueshme e në kombinim me TripleProtection është e mbrojtur në mënyrë efektive kundër mykut.Falë efektit akuastatik, pikat e ujit nuk depërtojnë në mbushje,prandaj është e përshtatshme për zona të lagështa si banja, dushe, kuzhina. CE40 është mbushës fleksibël, i përshtatshëm për t’u përdorur në bazamente të deformueshme / në ballkone / veranda, dysheme të ngrohura etj.

Hap pas Hapi

Përgatitja dhe përzierja

Llaçi ngjitës duhet të jete thare mjaftueshëm dhe nyjet duhet të jenë pa mbetje ngjitëse dhe papastërti. Derdhni sasinë e kërkuar të CE 40 në një kovë me ujë, përdorni raportin e duhur të përzierjes me ujë siç përcaktohet në paketim. Përzieni me një përzierës elektrik derisa të arrini një përzierje homogjene, pa gunga. Lëreni për 3 minuta, pastaj përzieni përsëri.

Aplikimi

Aplikoni llaçin me një mjet në mur ose dysheme në mënyrë të tillë që bashkimi të jetë mbushur plotësisht.

Pastrimi

Pasi bojaku të ketë filluar të thahet (provë me prekje), pastroni me fshirë me sfungjer të lagur dhe pak ujë. Pastrimi i dytë duhet të bëhet në lëvizje diagonale me ujë të pastër.