DX Material Nivelues Universal

Karakteristikat dhe Përfitimet

Për shtresa 0.5 - 10 mm (0.02 - 0.39 inch) në një aplikim

Vetitë

  • I pompueshëm
  • Vetënivelues
  • Tharje e shpejtë
  • Rezistencë e lartë

Lexo më shumë

Ceresit DX material nivelimues me bazë çimento që krijon një masë të vetë-niveluese ideala për korrigjimin në sipërfaqe si: beton, grafiato,  pllaka qeramike, gur natyral, veshje epoksi dhe bazamente të vjetër me mbetje ngjitësesh. Kombinohet me ngjitësit Ceresit për vendosjen e përfundimeve.

Hap pas Hapi

Përgatitja e sipërfaqes

Sipërfaqet duhet të jenë të pastra, pa plasaritje, të thata dhe pa materiale që dëmtojnë ngjitjen dhe duhet të jenë në përputhje me standardet lokale.

Para aplikimit, përgatitni sipërfaqen me astarët e rekomanduar Ceresit R 777 ose Ceresit R 766.

Përzierja

Për të përgatitur një qese me 25 Kg (55.12 lb.), duhet 6 L (1.59 gal) ujë. Përzieni dhe derdhni pak nga pak një qese të Ceresit DX në enë. Përdorni një përzierës me shpejtësi afërsisht 650 rpm, e pajisur me kokën e përshtatshme. Përziejini për 2 minuta, pastroni anët e enës dhe pjesën e poshtme, përzieni për 2 minuta të tjerë derisa të merrni një përzierje të homogjene.

Aplikimi

Derdhni menjëherë përzierjen e vetë-niveluse sipas zoname të paracaktuara në përputhje me trashësinë e llogaritur.

Shpërndani përzierjen me mistri dhe mbani njëtrajtshmëri. Mbi shtresën e vetë-niveluese, rrotulloni vazhdimisht një cilindër të dhëmbëzuar, kjo ndihmon me shpërndarjen e produktit. Lëreni të thahet për 4-6 orë që të jetë gati për ecje, dhe 24 orë të jetë në gjendje të aplikoni shtresa të tjera.

Shënim. Kalimi i cilindrit duhet të bëhet në një kohë maksimale prej 20 minutash pas aplikimit të Ceresit DM, pasi produkti fillon të thahet dhe humbet vetitë e vetë-niveluese.