CM 22 «Mega format flexible»

Karakteristikat dhe Përfitimet

Llaç ngjitës fleksibël për pllaka me format të madh dhe bazamente të vështira

Vetitë

  • Parametra të shkëlqyera punimi
  • Përshtatshmëri e lartë
  • Tolerancat shumë të larta dhe mbajtja e ujit (6.8 - 8.8 litra ujë)
  • Rezistent ndaj deformimit në ballkone, tarraca dhe dysheme me ngrohje (klasa S1)
  • Për pllaka me format të madh (> 1m), gur natyror dhe qeramikë
  • Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëëm

Lexo më shumë

Ngjitësi i pllakave CM 22 Mega Format Flexible siguron ngjitje fleksible. Qëndrueshmëria është e rregullueshme prandaj CM 22 është shumë i përshtatshëm për pllaka me format të madh - është i përsosur për t’u përdorur në dyshemetë me ngrohje, ballkone, veranda sidomos në betonët e rinj (të paktën 3 muaj të vjetër). CM 22 mund të përdoret gjithashtu për të niveluar afërsisht 8 mm para shtrimit të pllakave.

Hap pas Hapi

Përgatitja e bazamentit

CM 22 ngjit në të gjitha bazamentet e ngurta, mbajtës ngarkese, sipërfaqe të thatë dhe me lagështi të cilat janë të pastruara nga mbetjet që mund të zvogëlojnë ngjitjen. Zonat e paniveluara duhet të nivelohen (shiko produktet e dyshemesë Ceresit). Shtresat me forcë mbajtëse të pamjaftueshme duhet të hiqen. Veshjet e gipsit ose bojës duhet të forcohen mekanikisht dhe të pastrohen nga pluhuri.Para se të aplikoni ngjitësin e pllakave CM 22, kontrolloni lagështinë e mbetur në sipërfaqe. Bazamentet thithëse duhet të trajtone me astarët Ceresit.
Ju lutemi referojuni fletës së të dhënave teknike!

Përzierja

Derdhni përmbajtjen e paketimit në sasinë e matur të ujit të pastër dhe përzieni atë deri sa të merret një masë homogjene pa gunga. Është e nevojshme të prisni 5 minuta (koha e maturimit) dhe më pas përzieni edhe një herë. Nëse është e nevojshme, shtoni me kujdes ujë derisa të arrihet trashësia e dëshiruar

Aplikimi

Ngjitësi duhet të aplikohet me një mistri, në varësi të madhësisë së pllakave. Për përdorim të brëndshëm, mbulesa e llaçit (zona e kontaktit) poshtë pllakës duhet të jetë së paktën 65%. Për përdorim të jashtëëm, kërkohet mbulim mbi 90% (duhet të përdoret metoda e kombinuar e shtrimit, d.m.th. aplikoni shtresë llaçi në pjesën e pasme të pllakave). Llaçi i tepërt i pangurtësuar mund të hiqet me ujë ndërsa materiali i ngurtësuar hiqet vetëm mekanikisht.
Përdorni CM 22 vetëm në kushte të thata dhe në temperaturë prej +5 °C deri +30 °C.