CT 54 Bojë Silikati

Karakteristikat dhe Përfitimet

Bojë hidrofobike, e përshkueshme nga avulli për brenda e jashtë

Vetitë

  • Përshkueshmëri e lartë nga avujt
  • Rezistencë e lartë ndaj dëmtimeve
  • Rezistent ndaj motit
  • Qëndrueshmëri ngjyrash
  • Formula BioProtect - rezistente ndaj të kërpudhave, algave dhe mykut
  • Në dispozicion sipas katalogut të ngjyrave Ceresit Colours of Nature®

Lexo më shumë

Ceresit CT 54 përdoret brenda dhe jashtë (mure dhe tavane). Mund të aplikohet në bazamentet minerale: beton, grafiato çimento dhe gëlqereje. Boja lidhet në mënyrë permanente me bazamentin si rezultat i reaksioneve kimike. Rekomandohet aplikimi në suvatë e reja sepse lejon fillimin e menjëhershëm të lyerjes me bojra, pa ndonjë rrezik reagimi alkalik nga suvaja e freskët që mund të dëmtojë bojën. Kjo bojë mund të përdoret për Ceresit: CT 34, CT 35, CT 137, CT 72, CT 73, CT 174, CT 175  të aplikuara në sipërfaqe, brenda parametrave të Ceresit ETICS (Sisteme të përbëra të termoizolimit të jashtëm). Për shkak se materili nuk digjet dhe përshkruhet nga avulli, CT 54 rekomandohet në rast të sistemit Ceresit WM, në të cilin materialet izoluese janë prej leshi mineral. Ekspozimi i fasadës në diell shkakton tensione, prandaj ngjyrat e errëta duhet të përdoren në zona të vogla, p.sh. detaje arkitekturore. Nuk mund të përdoret mbi bojë akrilike dhe jo minerale. Formula e BioProtect është mbrojtje efektive biologjike, p.sh. kërpudhat, myku dhe algat. Për shkak të kapsulave speciale me agjent biocid, emetimi është nën kontroll dhe siguron një efekt të gjatë.