PRODUKTET PËR TERMOIZOLIM

Henkel ofron sistem termoizolimi (ETICS) për fasadat ku përparësia është përputhshmëria e të gjithë komponentëve të përbërjes. Sistemet tona Ceresit Ceretherm optimizojnë konsumin e energjisë, reduktojnë zhurmën dhe depërtimin e lagështirës. Për më tepër, me suva dhe ngjyra Ceresit VISAGE, fasadat bëhen elementi kryesor dekorativ i shtëpisë - gjithçka në përputhje me sistemet Ceresit ETICS.

Sistemet tona janë përshtatur për nevoja të ndryshme - disa kanë veçori shtesë, të tilla si instalimi i shpejtë ose rezistenca maksimale ndaj ndikimit. Çfarëdo që të zgjidhni, mund të jeni të sigurt për izolim të besueshëm dhe me cilësi të lartë.

VISAGE

Fasada, Natyra, Dizajni Shtëpia juaj, Visazhi juaj