CT 75 SILICONE SELF CLEAN Silicone plaster, woodworm structure, grain 2.0 mm

Karakteristikat dhe Përfitimet

Grafiato e hollë dekorative për aplikime brenda dhe jashtë

Vetitë

  • Efekt vetë-pastrimi (rezistent ndaj papastërtisë)
  • Shumë elastike dhe rezistente ndaj goditjeve
  • Ngjyra rezistente
  • Shumë i forte dhe jo-përthithës, i përshkueshëm nga avulli
  • Rezistence ndaj motit
  • Formula BioProtect - rezistente ndaj kërpudhave, algave dhe mykut
  • Mund të aplikohet me makineri
  • Në dispozicion në paleta të plotë të Ceresit Colours of Nature®

Lexo më shumë

Ceresit CT 75 përdoret për të bërë grafiato të hollë në sipërfaqet e betonit, grafiato tradicionale, bazamente gipsi dhe kartona gipsi, etj. Rekomandojmë aplikimin e grafiatot CT 75 si fasadë brenda Ceresit Ceretherm ETICS (Sisteme të përbëra të termoizolimit të jashtëm) me aplikimin e bordeve EPS (Panele poliesterine të shpërhapura) dhe izoluesit mineral. CT 75 rekomandohet për përdorim në vende ku kërkohet përshkueshmëri e lartë. CT 75 është i disponueshëm në një gamë të gjërë ngjyrash, në rast se ka ngjyra të errëta të forta, aplikimi i materialit duhet të kufizohet në zona të vogla, p.sh. detaje arkitekturore. Grafiato CT 75 është e mbrojtur nga, kërpudhat, myku dhe algat.

Hap pas Hapi

 

E gjithë përmbajtja duhet të përzihet. Nëse shfaqet nevoja, është e mundur të rregulloni trashësinë e produktit që t'i pershtatet kushteve te aplikimit duke shtuar një sasi të vogël të ujit të pastër dhe përsëri duke e përzier. Të mos përdoren kontenierë apo vegla të ndryshkura. CT 75 duhet të aplikohet në mënyrë uniforme sipas trashësinë e grimcës së zgjedhur duke përdorur aplikues çeliku të mbajtur në një kënd. Pas kësaj, duhet të punohet me pllakë plastike të lëvizshme me lëvizje rrotulluese për të marrë një sipërfaqe homogjene.

Mos spërkatni me ujë!

Puna duhet të bëhet në një pa pushime, duke mbajtur të njëjtën trashësi të produktit. Nëse ka nevojë për të ndaluar punën, shiriti vetë-ngjitës duhet të aplikohet përgjatë sipërfaqes së përfunduar. Pastaj duhet të hiqet shiriti i cili heq një pjesë të materialit dhe bën të mundur rifillimin e punës. Pas një pushimi, aplikimi duhet të vazhdohet nga vendi shiritit (grafiato e aplikuar më parë mund të mbrohet me shirit vetë-ngjitës).